Bullgaria mbetet prapa sa i përket cilësisë së jetesës
Sofje, 15 maj - Bullgaria mbetet prapa sa i përket cilësisë së jetesës dhe nevojave të popullatës, tha zëvendës-kryetarja e Komisionit Evropian Kristalina Georgieva në Plovdiv, ku ajo paraqiti Planin e Investimeve për Evropën (Planin Junker) para përfaqësuesve të biznesit bullgar, qeverisë dhe autoriteteve vendase.
Në qoftë se duam ti arrijmë ata, të cilët jetojnë më mirë, atëherë ne kemi nevojë për rritje ekonomike prej 3-5 për qind, vuri në dukje Georgieva. Sipas saj problemet kryesore në vend janë reformat e papërfunduara, krahu i punës dhe mungesa e mjedisit të mirë të investimeve.