Bullgaria kundërshton kalimin e avionëve rusë për në Siri
Sofje, 9 shtator - Bullgaria nuk ka pranuar që avionët rusë me ndihma humanitare për Sirinë të kalojnë nga hapësira ajrore e vendit.
Qeveria bullgare ka deklaruar se pas shqetësimeve të Amerikës për mundësinë e dërgimit të ndihmave të Moskës me armatime për qeverinë siriane, nuk ka lejuar kalimin e avionëve rusë nga hapësira ajrore e bullgarisë.
Betina Joteva zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Bullgarisë ka thënë: Këta avionë ishin të destinuar të transportonin ndihma humanitare, por duke qenë se qeveria e bullgarisë nuk kishte informata të sakta mbi ngarkesën e këtyre avionëve nuk ka lejuar kalimin e tyre.