11 Janar 2025

Bruksel, vazhdon alarm i lartë i kërcënimit

Bruksel, 22 nëntor - Në Bruksel edhe sot vazhdon gjendja e alarmit më të lartë të kërcënimit, ndërsa autoritetet kërkojnë që njerëzit tu shmangen turmave, pasi ekziston rrezik “serioz dhe i menjëhershëm” për sulm terrorist.

Ky nivel i lartë i alarmit të sigurisë u shpall dje.

Metroja e qytetit vazhdon të mbetet e mbyllur gjatë fundjavës dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet madhore, siç janë ato të futbollit.

Siguri shtesë është ndërmarrë në trena, në stacione hekurudhore dhe në aeroporte.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se ekziston“informacion shumë preciz për rrezikun e sulmit, sikur ai që ka ndodhur në Paris”, duke iu referuar sulmit në kryeqytetin e Francës, më 13 nëntor, me ç’rast u vranë 130 vetë.

Për këto sulme, përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, ndërsa Brukseli është qendër e hetimeve, pasi është zbuluar se dy sulmues vetëvrasës me bombë në Paris kanë jetuar në Belgjikë.

Personi i dyshuar për sulmin në Paris, Salah Abdeslam, shtetas francez, që mendohet se ka arritur të largohet nga Parisi, ende nuk është zënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)