Britania vazhdon sulmet ajrore kundër IS-it
Londër, 5 gusht - Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi të martën se sulet ajrore kundër militantëve të IS-it në Irak do të vazhdojnë deri në marsin e vitit 2017.
Në të njëjtën ditë, sekretari i Mbrojtjes Micheal Fallon u shpreh se terroristët e IS-it përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Irakun, Sirinë dhe vende të tjera, por gjithashtu për Britaninë.
\"Britania ka një përgjegjësi për të vazhduar shkatërrim e IS-it,\" tha Fallon, ndërsa shtoi se forca ajrore britanike \"Tornado\" ka kryer qindra sulme ajrore në Irak për të ndihmuar trupat irakiane kundër IS-it, gjë që ka detyruar IS-in që të tërhiqet nga rajoni kurd dhe disa qytete kryesore.
Shtatorin e kaluar, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë votoi planin për të lejuar sulmet ajrore kundër IS-it në Irak.