Britania sulmon fushat e naftës të kontrolluara nga IS-i
Damask, 4 dhjetor - Avionët luftarakë britanikë kryen gjashtë sulme kundër fushave naftëmbajtëse të kontrolluara nga IS-i të enjten, vetëm disa orë pasi politikanët votuan për zgjatjen e misionit të bombardimeve në Siri.
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria britanike e Mbrojtjes thuhet se, pas votimit nga Dhoma e Komuneve, avionët \"Tornado GR4\" të forcave ajrore britanike kryen operacionin e tyre të parë të goditjes ndaj objektivave të IS-it në Siri.
\"Analiza jonë paraprake e operacionit tregon se sulmet ishin të suksesshme,\" thekson deklarata.
Votimi në Dhomën e Komuneve pas një debati 10 orësh përfundoi me rezultatin 397 vota pro dhe 223 kundër bombardimit të objektivave në Siri.