Britania kërcënon Rusinë
Londër, 21 shkurt - Kryeministri anglez në një fjalim të tij ka kërcënuar Moskën me më shumë sanksione dhe pasoja të tyre.
Davide Camerun, ditën e premte pretendoi se përgjegjësia për atë çka po ndodh në Ukrainë bie mbi presidentin Vladimir Putin dhe qeverinë e tij.
Për kryeministrin anglez, situata aktuale dhe zhvillimet në Ukrainë janë të papranueshme dhe se armëpushimi duhet vendosur me patjetër.
Camerun paralajmëroi se Rusia do të përballet me sanksione të tjera dhe pasoja të tjera nëse ajo nuk zbaton angazhimet e saj kundrejt Ukrainës.
Filip Hamond ministër i jashtëm i Anglisë ditën e mërkurë ka deklaruar se nëse armëpushimi në Ukrainë nuk vendoset dhe dështon, atëherë Evropa të paktën duhet të rinovojë afatin e sanksioneve kundër Rusisë.
Tensionet mes Rusisë dhe perëndimit mbi çështjen e Ukrainës, i ka inkurajuar gjithnjë e më shumë palët drejt një konflikti ushtarak.