Britania ashpërson masat për emigrantët
Londër, 30 korrik - Kryeministri britanik David Cameron njoftoi ashpërsimin e masave në fushën e emigracionit, hartimin e ligjeve të reja, me qëllim shkurtimin e përfitimeve të të huajve dhe mbrojtjen e vendeve të punës për vendësit, të cilat rrëmbehen nga krahu i lirë i punës në BE.
Qeveria britanike do të vendosë masa të reja për ndaljen e abuzimeve ndaj \"kolegjeve të rremë\", që ofrojnë viza për studentët e huaj.
Politikat shtrënguese të emigracionit në Britaninë e Madhe do të përfshijnë gjithashtu rregulla, sipas të cilave \"askush nuk do të vijë në këtë vend dhe të ketë menjëherë përfitimeduke i detyruar të porsaardhurit, përfshirë emigrantët nga BE-ja, të presin të paktën 3 muaj.