10 Janar 2025

Bramerc: Deklaratat e Nikoliçit, të papranueshme

Hagë, 8 qershor - Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, Serzh Bramerc, i ka quajtur “të papranueshme” deklaratat e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, i cili ka mohuar të ketë ndodhur genocid në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ai ka thënë se deklaratat e Nikoliçit janë në kundërshtim me konstatimet ligjore dhe faktike të Gjykatës.

“Kjo retorikë është hap prapa dhe kërcënon procesin e brishtë të pajtimit në ish-Jugosllavi”, ka thënë Bramerc.

Ai i ka bërë këto komente gjatë dorëzimit të raportit të rregullt gjysmëvjetor para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nikoliç ka thënë se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë nuk ka qenë “genocid”, por “krim i rëndë lufte”.

Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiç, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë.

Masakra konsiderohet si genocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)