Braathu: Kosova duhet të ruhet nga ndikimet e islamit
Prishtinë, 27 dhjetor - Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, porosit institucionet kosovare të mos tregohet tolerant ndaj pushtetit të turmave.
Ai thekson se islami në Ballkan është tolerant dhe mësim për të tjerët, por që Kosova duhet të ruhet nga ndikimet që janë parë në Maqedoni dhe Sanxhak.
Ajo që ndodhi para ca javëve mund të karakterizohet më së miri me sundim turmash. Qëllimi ishte të frikësohen njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në lansimin e kësaj reviste. Në të vërtetë, veprat e këtyre turmave - që u inspiruan fatkeqësisht më duhet të shtoj, edhe nga ca figura fetare - më përkujtonte veprimet që i kemi parë dhe i kemi gjykuar në Beograd. Me të vërtetë kemi të bëjmë me të njëjtin mentalitet.\"
\"Kjo natyrisht se do të diskutohet dhe referohet në muajt në vijim në kryeqytetet europiane, teksa diskutohet progresi dhe gjendja e demokracisë në Kosovë. Këso banda dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe dëmtojnë edhe perspektiven e të gjithë qytetarëve kosovarë, ka theksuar ai për gazetën Express.
Gjithashtu, ambasadori ka paralajmëruar se Norvegjia do ta rrisë ndihmën për Kosovën. Ambasadori, Jan Braathu është ndër ambasadorët e rrallë që mbulon dy shtete nga kryeqyteti i Kosovës, Shqipërinë dhe Kosovën.