Bosnje e Hercegovina rimëkëmben pas përmbytjeve
Sarajevë, 23 gusht - Deri në fillim të dimrit BE-ja planifikon të sigurojë strehë për 14 mijë veta, të cilët u dëmtuan gjatë përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë muajin maj. Tashmë kryhen punime të meremetimit të shkollave, spitaleve, rrugëve, kanalizimit.
BE-ja bënë përpjekje për hapjen e 2 mijë vendeve të punës në rajonet e përmbytura. Sipas përfaqësuesit të delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë duhet të harxhohen 85 milion euro, që të shihet ndonjë përparim konkret.