12 Janar 2025

Bosnja do të paraqetë kërkesën për anëtarësim në BE

Sarajevë, 2 qershor - Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Denis Zvizdiç tha të hënën se po atë ditë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, duke shtuar se Bosnjë-Hercegovinca do të paraqitë kërkesën për anëtarësim në BE në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.

Zvizdiçi u shpreh se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është shumë e rëndësishme për Bosnjë-Hercegovincën, pasi sipas tij do të përmirësojë mjedisin e investimeve dhe do të forcojë besimin e investitorëve, duke nxitur rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës u shpreh se punët urgjente të vendit të tij janë shpejtimi i reformës dhe hyrja sa më parë në BE.

Zyrtarë të BE-së në Bosnjë-Hercegovincë u shprehën se, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, BE-ja dhe Bosnjë-Hercegovinca do të përpiqen për të realizuar premtimet e tyre.

Në vitin 2008, Bosnjë-Hercegovinca dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila hyri në fuqi më 1 qershor të këtij viti. Përmbajtja kryesore e kësaj marrëveshjeje përfshin reformën ligjore sipas standardeve të BE-së, ndërtimin e zonave të lira ekonomike etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)