Bora bllokon dhjetra komuna në Shqipëri
Tiranë, 10 shkurt - Rreshjet e borës që kanë nisur ditën e djeshme në vendin tonë kanë shkaktuar situata problematike në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore, ndërsa dhjetra komuna të thella malore rezultojnë të bllokuara.
Për arsye të rreshje të dendura, mëngjesin e sotëm policia rrugore konstatoi vështirësi në qarkullimin e aksit nacional, Elbasan-Tiranë, konkretisht në Qafë- Krrabë.
Duke vlerësuar se ky aks për disa orë do të rezultojë i pakalueshëm, policia rrugore këshilloi që qarkullimi të kryhet përmes Elbasan-Durrës-Tiranë. Borëpastrueset janë vënë në punë për pastrimin e borës së rënë në këtë aks.
Ndërkohë reshje të dendura bore kanë rënë dhe në Frashër të Përmetit ndërsa rezulton i bllokuar aksi Tepelene -Ballsh në fshatin Beja të Mallakastrës.
Problematikë është hasur dhe në juglindje. Mësohet se aksi Përrenjas-Qafë Thanë dhe në drejtim të doganave me Maqedoninë janë të kalueshme.
Më zinxhirë kalohen akset rrugorë në veri dhe verilindje si Peshkopi-Skuraj, Qafë Bualli, Fushë Bulqizë, Bulqizë-Librazhd e Bulqizë-Martanesh.