Bombarduesit e SHBA-së fluturojnë mbi Korenë e Jugut
Seul, 21 shtator - Dy avionë bombardues të SHBA-së kanë fluturuar për herë të dytë mbi Korenë e Jugut, që prej se Koreja e Veriut kreu teste të provës bërthamore më herët gjatë këtij muaji.
Njëri prej dy bombarduesve B-1B ka aterruar sot në bazën ajrore në ishullin Guam, që gjendet 120 kilometra nga kufiri me Korenë e Veriut.
Forcat ajrore të SHBA-së kanë thënë se ky flutirim ka pasur që qëllim shfaqjen e forcës së Shteteve të Bashkuara dhe se janë të angazhuar të mbrojnë sigurinë e Gadishullit Korean dhe të rajonit.
Fluturime të tilla janë të zakonshme kur ngritet tensionet në Gadishullin Korean.
Javën e kaluar, Sbombarduesit B-1B të SHBA-së fluturuan mbi Korenë e Jugut pasi Veriu kreu testin e pestë bërthamor më 9 shtator, që njëherësh ishtë më i fuqishmi.
Më 20 shtator Pheniani ka thënë se ka kryer me sukses testin e një motori të ri për lansimin e satelitëve.