13 Janar 2025

Boko Haram rrëmben rreth 60 gra e fëmijë

Kamerun, 19 janar - Militantët e grupuit ekstremist Boko Haram e kanë organizuar një sulm në Kamerun ndërsa i kanë kidnapuar së paku 60 persona.

Zyrtarët e ushtrisë dhe qeverisë së Kamerunit, kanë bërë të ditur se militantët e grupit Boko Haram, gjatë të dielës, i kanë sulmuar dy fshatra në pjesën veriore të vendit.

Gjatë sulmit, sipas zyrtarëve, janë vrarë tre persona ndërsa janë marrë robë rreth 60 të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Kemi të bëjmë me njerëz barbarë, njerëz të paligjshëm”, ka thënë Ministri i Informacionit në Kamerun, Issa Tchiroma Bakary

Sulmet kanë ngjarë një ditë pasi që Çadi ka njoftuar se do të dërgoj trupa në Kamerun për të ndihmuar në luftën kundër Boko Haram-it, grup terrorist i lidhur me Al-Qaedan.

Rrëmbimet e së dielës janë më të mëdhatë në Kamerun që kur kanë filluar sulmet nga Boko Haram, vitin e kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)