13 Janar 2025

Boko Haram rrëmben autobusin me 30 pasagjerë në Kamerun

Abuja, 10 shkurt - Militantët e Boko Haram vazhdojnë të terrorizojnë banorët në Nigeri, ndërsa së fundi ata kanë kryer edhe sulme të përgjakshme në veri të Kamerunit.

Ditën e hënë raportohet se Boko Haram kanë rrëmbyer një autobus me të paktën 30 pasagjerë në Kamerun, në kufi me Nigerinë. Banorët vendas kanë thënë se militantët rrëmbyen autobusin dhe u drejtuan në kufi me Nigerinë.

Situata e rëndë në Nigeri ka detyruar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara në datë 14 shkurt.

Rrëmbimi i autobusit vjen pas një serie sulmesh në qytetet kufitare Bosso dhe Diffa. Ushtarët nigeriane arritën të zmbrapsin një sulm të militantëve në një burg ditën e hënë, në qytetin Diffa. Ndërsa po në këtë qytete ditën e hënë, një makinë bombë shpërtheu pranë një tregu, duke lënë disa të vdekur dhe shumë të plagosur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)