Boko Haram merr nën kontroll një tjetër qytet në Nigeri
Abuja, 22 gusht - Një prej autoriteteve në Nigeri njoftoi se grupi Boko Haram ka marrë nën kontroll qytetin Buni Jadi në shtetin verior Jube.
Agjencia franceze e lajmeve nga qytetin Kano në Nigeri citon një deklaratë të z. Ibrahim Gidam perfektit të shtetit Jube të ketë thënë se shumica e banorëve të kësaj province prej disa ditësh janë larguar dhe shpërngulur.
Ai pasi konfirmoi lajmin e uzurpimit të kësaj province nga grupi Boko Haram, tha: Grupi Boko Haram që prej vendosjes së kontrollit mbi këtë provincë ka ndërmarrë një valë të gjerë vrasjesh dhe grabitjes të pronës së njerëzve.