13 Janar 2025

BND gjermane ka përgjuar për llogari të NSA-së amerikane

Berlin, 24 prill - Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme gjermane (BND) ka shënjestruar disa interesa europiane për t\'i përgjuar për llogari të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së ShBA-së (NSA) për vite me rradhë, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas \"Spiegel Online\", agjencia e mbikëqyrjes e ShBA-së i ka dërguar BND-së një numër të madh të ashtuquajturish \"të përzgjedhurish\" si: adresa interneti IP, numra telefoni celular dhe informacione të tjera identifikimi, të cilat u instaluan në sistemet përgjuese të BND-së .

Punonjësit e BND-së, thuhet në raport, kishin vënë re disa herë se që nga 2008-a disa nga këto kërkesa binin në kundërshtim me rregullat e agjencisë dhe shkelnin Marrëveshjen Kornizë të Bashkëpunimit Gjermani-ShBA, në kuadër të luftës kundër terrorizmit të negociuar në vitin 2002.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë e ShBA-së ishte duke kërkuar për informacione mbi prodhuesin e armëve \"EADS\", furnizuesin e helikopterëve \"Eurocopter\" dhe autoritetet franceze. Ndërkohë BND-ja nuk kishte zhvilluar kontrolle të hollësishme mbi këto kërkesa.

Vetëm pas shpërthimit të skandalit nga Edward Snowden, në verën e vitit 2013, BND-ja filloi kontrollin e detajuar. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)