Bisedimet Kosovë - Serbi finalizohen në qershor
Beograd, 8 shkurt - Ndaj Beogradit dhe Prishtinës do të bëhet një presion i madh diplomatik në mënyrë që deri në qershor të arrihen marrëveshje për çështjet e projektuara në agjendën për Kosovën.
Ndoshta edhe do të ketë edhe marrëveshje të nënshkruara, madje edhe dokument të parafuar për normalizimin, përkatësisht për marrëdhënie të mira.
Siç shkruan gazeta Novosti e Beogradit, në kreun e diplomacisë evropiane, ambicie e përfaqësueses së lartë të BE Catherin Ashton është që i gjithë ky proces të rrumbullakohet deri në samitin e Këshillit Evropian në fund të qershorit në mënyrë që rasti Kosovë Serbi të kalohet në sektorin për zgjerim, përkatësisht në kabinetin e Stefan Fueles.
Brukseli pret që në muajt e ardhshëm të mbahen një ose dy takime të nivelit më të lartë ndërmjet Jahjagës e Nikoliqit e pritet të mbahen edhe tri runde bisedimesh Thaçi Daçiq.