Bisedime për emrin e Maqedonisë nuk do të ketë
Nju Jork, 28 maj - Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së rreth mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, Matju Nimic, deklaroi se nuk do të ketë asnjëfarë bisedimesh mbi çështjen përpara se në Maqedoni të zgjidhet një qeveri stabile.
Nimic pret që shumë shpejt në Maqedoni të mund të gjendet rrugëdalje politike, që është e mundur vetëm përmes zgjedhjeve.