Bildt: Beogradi duhet sërish të ulet në tryezën negociatore
Stokholm, 16 nëntor - Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, konsideron se Beogradi duhet sërish të ulet në tryezën negociatore me Prishtinën nëse dëshiron që më 9 dhjetor çështja e kandidaturës të shtrohet në rendin e ditës të Këshillit të Evropës.
Në një intervistë për gazetën Vecernje Novosti, Bildt ka folur edhe për barrikadat në veri, duke thënë se ato janë të padobishme.
Nuk e kam të njohur se ndonjë nga vendet anëtare e kushtëzon përparimin e mëtejmë të Serbisë me heqjen e barrikadave, por vazhdimi i dialogut është detyrim, ka thënë Bildt.