Biden konfirmon përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën
Munih, 7 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.
Zëvendëspresidenti Biden e ka uruar kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Gjatë bisedës, zëvendëspresidenti Joseph Biden po ashtu e ftoi kryeministrin Mustafa që ta vizitoi atë në Shtëpinë e Bardhë, në një të ardhme të afërt.
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi zëvendëspresidentin Joseph Biden, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.