Besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin
Prishtinë, 4 tetor - Besimtarët muslimanë në Kosovën, Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit.
Në Kosovë autoritetet fetare e politike kanë këmbyer përgëzime me rastin e Kurban Bajramit. Në urimet e tyre, vihet theksi tek thirrjet për solidaritet, tolerancë e mirëkuptim ndërmjet njerëzve dhe besimeve.
Ky mesazh është përcjellë sot edhe në urimin e zëvendës kryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.
Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet tek Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.