Berisha: Serbia de facto njohu Kosovën
Tiranë, 6 janar - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij serb, Tomisllav Nikolliq, e ka quajtur vërtet historik.
Sot në Bruksel, histori e vërtetë!, ka shkruar Kryeministri Berisha në Facebook. Sipas tij, ky takim ishte edhe njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.
Kryetarja e shtetit të pavarur, Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE-së me presidentin e Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikolliq në prani të Përfaqësueses së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Znj. Catherine Ashton.\"
\"Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën!, ka shkruar Berisha në profilin e tij personal në Facebook.