Belgjika merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian
Bruksel, 1 korrik - Belgjika mori sot nga Spanja presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Qeveria belge në gjashtë muajt e ardhshëm do të përshpejtojë vendosjen e rregullave më të ashpra për tregjet financiare.
Prioritet do të ketë gjithashtu Shërbimi i ri i Politikës së Jashtme Evropiane me mijëra diplomatë. Kryesimi i radhës në BE këtë herë bëhet i vështirë për shkak të formimit të qeverisë në Bruksel.
Kryeministri, Yves Leterme është përkohësisht në post. Koalicioni i tij ishte përçarë në fund të prillit nga konflikti për gjuhën mes flamandëve holandishtfolës dhe valonëve frankofonë.