BE: Zgjidhja në veri të Kosovës nuk arrihet me barrikada e referendum
Beograd, 14 shkurt - Bashkimi Evropian konsideron se një zgjidhje për situatën e veçantë në veri të Kosovës mund të arrihet vetëm përmes konsultimeve dhe dialogut, e jo me barrikada apo referendum.
Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Beta, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton.
Sipas saj, BE-ja është e njohur me deklaratat e fundit nga zyrtarët e Qeverisë në Beograd, duke përfshirë edhe ato në lidhje me Kushtetutën e Serbisë.