07 Janar 2025

BE vendos unanimisht zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Bruksel, 23 qershor - Krerët e Bashkimit Europian miratuan të enjten zgjatjen me gjashtë muaj të sanksioneve të rënda ekonomike që Brukseli i ka vendosur Rusisë për rolin e saj në konfliktin ukrainas, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk.

Këto sanksione të vendosura që në verën e vitit 2014, e që shënjestrojnë kryesisht bankat dhe sipërmarrjet ruse në sektorin e mbrojtjes, përfundojnë në fund të muajit korrik.

\"Marrëveshje. BE-ja do të zgjasë sanksionet ekonomike kundër Rusisë sepse ajo nuk po zbaton mjaftueshëm marrëveshjet e Minskut,\" njoftoi Tusk.

Para se të heqin sanksionet, europianët kërkojnë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Minsk në vitin 2015, me qëllim vendosjen e një armëpushimi të gjithanshëm në lindje të Ukrainës. Deri tani marrëveshjet nuk kanë mundësuar që t\'i jepet fund konfliktit që ka shkaktuar mbi 10 mijë viktima në tre vjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)