13 Janar 2025

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bruksel, 17 shkurt - Megjithëse Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca arritën të enjten e kaluar në Minsk një marrëveshje të re armëpushimi në Ukrainën Lindore, BE-ja shpalli hyrjen në fuqi të sanksioneve të reja ndaj Rusisë, të shtyra prej një jave.

Të hënën hyri në fuqi raundi i ri i sanksioneve të Komisionit Europian ndaj Rusisë dhe militantëve të armatosur në Ukrainën Lindore.

Në \"listën e zezë\" u shtuan 19 individë dhe 9 organizata, ndaj të cilëve janë vendosur kufizime udhëtimi në BE, ndërsa pasuritë e tyre brenda BE-së janë bllokuar.

Për shkak të krizës në Ukrainë, që nga marsi i vitit të kaluar BE-ja ka vendosur disa raunde sanksionesh ndaj Rusisë dhe militantëve të armatosur në Ukrainën Lindore, në disa fusha, duke përfshirë ekonominë, energjetikën, financat dhe mbrojtjen.

Aktualisht 15 individë dhe 37 organizata janë përfshirë në \"listën e zezë\" të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)