BE vazhdon me sanksione ndaj Rusisë
Bruksel, 8 shtator - Zyrtarja për informim e Komisionit Evropian, Pia Hansen ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë me implementimin e vendosjës së sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për shkak rolit të saj në konfliktin e Ukrainës, pavarësisht që ky vend ka propozuar për armëpushim.
Zyrtarë të BE-së, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sanksionet do të miratohen menjëherë, përmes një procedurë të nënshkruar.
Hansen ka shtuar se sanksionet do të fillojnë menjëherë pas publikimit të zyrës së BE-së, më 9 shtator.
Mbi sanksionet ndaj Rusisë është vendosur nga përfaqësues të BE-së, derisa po mbahej samiti i NATO-s në Uells më 5 shtator.
Bashkimi Evropian pati thënë se sanksionet ndaj Rusisë mund të pezullohen nëse Moska zbaton armëpushimin, dhe largon trupat e saj nga territori i Ukrainës.
Ministrja e Jashtme e Rusisë, tani thotë ka thënë se ky vend mund të merr vendime të papritshme, nëse BE implementon sanksionet.