BE u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë ti kthehen dialogut
Bruksel, 15 janar - Kreu i diplomacisë të BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët e fundit, në theks të veçant ngjarjen e së shtunës, u theksua në komunikatën e zyrës së kreut të diplomacisë të BE-së.
\"BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiç,\" ka thënë për Tanjug zëdhënësja Maja Koçijançiç.
Kocijancic në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi si dhe të kthehen qështjes së dialogut.
\"Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët\", ka thënë Maja Kocijancic.