14 Janar 2025

BE synon transparencë në rastin e EULEX-it

Prishtinë, 3 nëntor - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini, e “ka bërë të qartë sot në Bruksel se dëshiron që çështja e dyshimeve  për korrupsion brenda misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, të trajtohet me transparencë maksimale”.

“Ajo beson se është në interesin tonë të sqarojë të gjitha hollësitë rreth kësaj çështjeje, ajo është duke marrë në shqyrtim të gjitha masat për t’u përballur me këtë çështje në formë transparente dhe në mënyrën që do të ruajë kredibilitetin e misionit”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, në një takim me gazetarët në Bruksel. 

EULEX ka pohuar tashmë se është duke hetuar dyshimet se zyrtarë të tij mund të kenë marrë para në këmbim të lirimit të të disa të akuzuarve për vepra penale.

Gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë ka publikuar një sërë shkrimesh që flasin për përfshirjen e dyshuar të pjesëtarëve të këtij misioni në vepra korruptive.

Në qendër të këtyre shkrimeve është prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila është pezulluar nga puna, para se të botoheshin shkrimet në gazetë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)