BE shpreson për marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bruksel, 18 shkurt - Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini është shprehur optimiste në lidhje me marrëveshjen e paqes në Ukrainë.
Agjencia Reuters e lajmeve raportoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të martën gjatë vizitës së saj në Lisbonë të Portugalisë, ka deklaruar se BE akoma është optimiste për marrëveshjen e paqes në lidhje me konfliktin e Ukrainës e cila është nënshkruar javën e kaluar dhe shpreson që kjo marrëveshje do të jetë efektive.
Shefja e diplomacisë evropiane shtoi se marrëveshja e arritur në Minsk ende është në fuqi dhe BE do të insistojë në zbatimin e plotë e të saj.
Federika Mogherini tha se derisa të ekzistojë marrëveshja e nënshkruar, duhet të zbatohen të gjitha paragrafët e saj.
Vlen të theksohet se grupet separatiste në lindje të Ukrainës të martën kanë vazhduar luftimet me forcat e ushtrisë ukrainase në rajonin Debaltseve.
Armëpushimi i fundit është një prej 13 pikave të marrëveshjes së Minskut e cila është nënshkruar të enjten e kaluar në takimin e krerëve të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë dhe ka filluar të zbatohet që nga orët e para të ditës së diele.