BE: Serbia të përmirësojë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë
Bruksel, 22 janar - Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton, duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar në Preshevë, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë, se zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, Brukseli po i ndjek me mjaft vëmendje, pas kërcënimeve dhe heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga forcat e xhandarmërisë serbe.
Sipas znj.Kocijancic, problemet duhet të zgjidhet me dialog dhe se një gjë e tillë nuk duhet të reflektohet në bisedimet Prishtinë-Beograd\".
Znj.Kocijancic, duke folur për sutuatën në Luginën e Preshevës në vazhdim ka pohuar se, neve nga Brukseli na vjen shumë keq për situatën e krijuar në rajon dhe që nuk hasi në mirëkuptim dhe kompromis nga ana e palëve të përfshira në këtë çështje. Për ne ka mjaft rëndësi që tani e tutje që të gjithë ti kthehen dialogut dhe të mos vijë deri tek përshkallëzimi i sitautës apo konfrontimeve të panevojshme..
Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve në rajon për të rivendosur dialogun, për të shmangur konfrontimet e panevojshme, për të trajtuar çështje të rëndësishme me prioritet, veçanërisht zhvillimin social dhe ekonomik të Serbisë Jugore, ka thënë znj.Kocijancic duke shtuar, se Beogradi duhet të përmirësojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës