12 Janar 2025

BE pret që dialogu Kosovë-Serbi “të vazhdojë sa më parë”

Bruksel, 8 maj - Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se presin që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur, në përputhje me marrëveshjen e dy kryeministrave.

“Kemi planifikuar disa takime gjatë disa javëve të ardhshme”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 21 prill dhe kanë thënë se rrethi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet gjatë muajit maj.

Sot, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka akuzuar autoritetet në Prishtinë se kanë anuluar bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Sipas tij, këto bisedime është dashur të mbahen të martën, porse “Prishtina i ka anuluar ato në mënyrë të njëanshme”, duke u thirrur në arsye të brendshme politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)