BE para miratimit të embargos së naftës për Iranin
Bruksel, 23 janar - Pas konsultimeve disajavëshe ministrat e jashtëm të BE-së sot mblidhen në Bruksel për të miratuar sanksione me efekt më të gjerë kundër Iranit.
Në konfliktin atomik për herë të parë do të vendoset një embargo për naftën kundër Teheranit.
Për këtë do të ngrihen paratë e Bankës Qendrore Iraniane në Europë. E planifikuar është që sanksionet të hyjnë në fuqi menjëherë. Për kontratat e përfunduara të furnizimit është planifikuar tashmë një periudhë kalimtare deri më një korrik.
Udhëheqjen në Teheran Bashkimi Europian e kishte paralajmëruar më parë për ashpërsimin e sanksioneve.
Qëllimi i europianëve është që përmes shterimit të burimeve financuese, të nxisë Teheranin për ndalimin e programit bërthamor dhe për ta detyruar për zhvillimin e negociatave të reja.
Gjatë takimit të tyre, ministrat e BE-së do të konsultohen edhe për sanksionet kundër Sirisë.