BE nisë një operacion të ri për ndalimin e barkave me refugjatë
Bruksel, 7 tetor - Bashkimi Europian do të nisë një operacion të ri për ndalimin e barkave që përdoren për trafikimin e njerëzve në Detin Mesdhe.
Operacioni me emrin Sofia do të konsistojë në kërkimin dhe ndryshimin e drejtimit të mjeteve lundruese të mbushura me refugjatë.
Gjatë këtij viti, në Europë kanë mbërritur mbi 130 000 emigrantë, të cilët janë nisur nga bregu i Afrikës veriore. Më shumë se 2700 prej tyre janë mbytur.
Për këtë çështje, sot do i drejtohen Parlamentit Europian kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande.