11 Janar 2025

BE ndan 3 milion euro për punësim në Ballkan

Bruksel, 1 mars - Komisioni Evropian ka ndarë të martën 3 milionë euro për përgatitjen e platformës së përbashkët për punësim në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, ka bërë të ditur në një kumtesë shtypi Komisioni për Bashkëpunim Rajonal me seli në Sarajevë.

Projekti i quajtur ESAP ka për qëllim që të avancojë bashkëpunimin rajonal dhe kapacitetet institucionale të administratave publike në vendet e rajonit, si dhe asociacioneve të punëdhënësve dhe punëtorëve të këtyre vendeve me qëllim që t’i përgatisë për reformën efikase të tregut të punës dhe të politikave sociale.

Projektin ESAP së bashku do ta implementojnë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Komisioni për Bashkëpunim Rajonal. Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svillanoviq, ka thënë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për grantin e Komisionit Evropian në Bruksel se bashkimi i forcave mes BE-së, qeverive të vendeve rajonale dhe aktorëve kompetent “do të ndikoj në rritjen e kapaciteteve të administratave publike për të arritur rezultate më të mira në politikat sociale dhe ato të punësimit”.

Projekti ESAP do të zgjas 36 muaj dhe në të do të jenë të përfshirë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)