13 Janar 2025

BE miraton masa të reja kundër terrorizmit

Bruksel, 13 shkurt - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë dakorduar për marrjen e disa hapave në mënyrë që t’i mbrojnë vendet e tyre nga terrorizmi.

Masat e reja janë miratuar në një samit joformal që është mbajtur pasditën e së enjtes.

Udhëheqësit e BE-së janë ngutur të ndërmarrin këto masa dhe atë që nga sulmet terroriste të janarit në Paris.

Në kuadër të masave të reja përfshihen, kontolli më i detajuar i pasagjerëve që udhëtojnë përmes lindjave ajrore, kontrollet më të ashpëra kufitare dhe largimin nga interneti i përmbajtjeve terroriste apo ekstremiste.

“Të gjithë qytetarët kanë të dtejtë të jetojnë pa frikë, të çfarëdo oponioni apo besimi qofshin”, thuhet në në deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të BE-së.

“Ne do t’i mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, për t’i mbrojtur të gjithë nga dhuna që është e bazuar në motivet etnike apo fetare”, thuhet më tutje në deklaratë.

Si rezultat i akteve terroriste në javën e parë të janarit në Paris, në revistën Charlie Hebdo dhe në një supermarket hebre, kanë vdekur 17 persona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)