BE me plan të ri kundër terrorizmit
Riga, 9 janar - Presidenti i Komisionit Europian Claude Juncker, i cili ndodhet në Riga, tha se sulmi i fundit terrorist në Paris ishte një ngjarje e shëmtuar.
Ai tha se në javët e ardhshme BE-ja do të nxjerë planin e ri kundër terrorizmit.
Juncker nënvizoi se vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të luajnë një rol kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe se BE-ja do të punojë për koordinim të mëtejshëm.
Sipas agjendës, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë më 19 janar në Bruksel një mbledhje, ku pritet të diskutojnë mbi planin kundër terrorizmit.
Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini tha se BE-ja do të jetë e bashkuar kundër goditjes së terrorizmit. Ajo theksoi se duhet të krijohet një sistem i të dhënave të pasagjerëve nga vendet europiane me synim identifikimin e terroristëve të mundshëm.