11 Janar 2025

BE liberalizon vizat për shtetasit e Perusë

Bruksel, 15 mars - Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje për liberalizim vizash me Perunë, në një ceremoni të mbajtur sot në Bruksel.

Marrëveshja u mundëson qytetarëve të BE-së të udhëtojnë pa viza në Peru, si dhe qytetarëve të Perusë të udhëtojnë pa viza në BE, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çfarëdo periudhe 180 ditëshe.

Në emër të BE-së, marrëveshja është nënshkruar nga Bert Koenders, ministër i Çështjeve Evropiane i Holandës, dhe president i Këshillit, dhe nga Dimitris Avramopoulos, komisionar për Emigracion.

Nga pala peruane, Ana Maria Sanchez de Rios, ministre e Punëve të Jashtme, e ka nënshkruar marrëveshjen.

Nënshkrimi ka ndodhur në praninë e presidentit peruan, Ollanta Humala, dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)