15 Janar 2025

BE kërkon nga Beogradi zbatimin e marrëveshjeve me Prishtinën

Prishtinë, 6 gusht -  Raporti i ri i Komisionit Evropian për Serbinë do të jetë kryesisht pozitiv, por, së paku në fusha Beogradi nuk do të marrë notë kaluese.

Këto fusha, siç njofton “Novosti”, janë jurisprudenca, të drejta e njeriut dhe harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në.

Në mënyrë të veçantë raporti do ta trajtojë çështjen e ndërtimit të Rrjedhës Jugore, gazsjellësit nga Rusia, shkruan kjo gazetë serbe.

Raporti që do të publikohet në tetor, në pjesën që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pritet të ketë vërejte për shkak të vonesës së zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe do të kërkohet integrimi i sistemit të drejtësisë në veri me atë të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)