BE-ja reagon për tensionet Tiranë-Athinë
Bruksel, 25 maj - Bashkimi Evropian (BE), ka reaguar për mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë të një rëndësie të madhe, ndaj shfaqi shpresën se do të vazhdojnë normalisht. BE-ja nxit normalizimin e marrëdhënieve, si dhe i mbështet vendet në rrugën e tyre drejt BE-së.
Bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë me shumë rëndësi Inkurajojmë autoritetet për bashkëpunimin e pajtim, u shpreh Kocijançiq. Në këtë mënyrë BE-ja, mbështet përparimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën europiane, duke normalizuar më parë marrëdhëniet mes vendeve.
Ky reagim erdhi pasi gazeta greke To Vima kishte shkruar se, me qëndrimin e saj Shqipëria po sfidon kufijtë mes dy vendeve. Gazeta shkruante gjithashtu se klima në rajon është shumë e tensionuar dhe këto tensione janë një alarm për irredentizmin shqiptar.