15 Janar 2025

BE-ja miraton sanksione të reja kundër Rusisë

Bruksel, 9 shtator - Bashkimi Europian njoftoi të hënën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që do të fillojnë të zbatohen në ditët e ardhshme.

Këshilli Europian bëri të ditur në një deklaratë se janë miratuar një paketë masash të reja kufizuese ndaj Moskës. Presidenti i këtij Këshilli Herman van Rompuj shpjegoi në deklaratë se \"sanksionet synojnë të nxtin ndryshimin e kursit në veprimet e Rusisë që destabilizojnë Ukrainën Lindore\".

Megjithatë, këto masa nuk pritet të hyjnë në fuqi menjëherë. BE-ja ka deklaruar se koha e nisjes së sanksioneve varet nga gjendja në Ukrainë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, thotë se Bashkimi Evropian formaalisht i ka miratuar sanksionet e reja kundër Rusisë lidhur me Ukrainën, të cilat do të hyjnë në fuqi gjatë disa ditëve të ardhshme.

Nëpërmjet një deklarate të mbrëmshme ai theksoi se pakoja e sanksioneve, e cila i thellon masat e shënjestruara të shpallura në muajin korrik, ishte miratuar me procedurë të shkruar.

Van Rompuy thotë se fuqizimi i kësaj vale të re të sanksioneve “do të ndodhë gjatë pak ditëve të ardhshme”, me publikimin në gazetën zyrtare të BE-së, në mënyrë që të lejohet më tepër kohë për vlerësimin e implementimit të armëpushimit të arritur më 5 shtator, ndërmjet Kievit dhe separatistëve prorusë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)