BE-ja ia jep Turqisë 70 mln euro për refugjatët
Bruksel, 21 dhjetor - BE-ja do tia japë Turqisë edhe 70 mln euro të tjera për përkrahjen e refugjatëve, të cilët janë azilkërkues në territorin turk.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Frederika Mogerini ka thirrur për bashkëpunim me Turqinë në përpilimin e strategjisë dhe në koordinimin e mirë të veprimeve që të stopohet vala e vullnetarëve të huaj.
Për shkak të krizës në Siri dhe Irak rreth 1.6 mln veta kanë kaluar kufirin turk.