14 Janar 2025

BE heq sanksionet ndaj familjes së Millosheviqit

Bruksel, 28 tetor - Bashkimi Evropian ka shfuqizuar sanksionet ndaj presidentit të ish- Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve politikë.

Në vitin 2000 janë ngrirë asetet e Millosheviqit, gruas së tij Mirjana Markoviq, birit të tij Marko, ish presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Dragoljub Ojdaniq.

Një burim i BE-së ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sanksionet janë hequr për shkak se këta persona nuk përbëjnë më rrezik për Bashkimin Evropian.

Millosheviq,  është akuzuar për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Ai po ashtu është përballur me akuza për gjenocid gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, ku kanë vdekur 100.000 njerëz.

Millosheviq është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në gjykatën e Hagës më 11 mars 2006.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)