BE gjobit kompaninë Google me 2.4 miliard euro
Bruksel, 27 qershor- Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë Google me 2.42 miliard euro pas një hetimi shtatëvjeçar mbi pretendimet se gjigandi teknologjik ka abuzuar me monopolin e kërkimit në internet.
Ky është dënimi më i madh në fushën e konkurrencës nga Komisioni Evropian, duke e dyfishuar rekordin e mëparshëm të vitit 2009 ndaj kompanisë Intel.
KE-ja konstatoi se Google ka thyer ligjin e konkurrencës të Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar fuqinë e saj të kërkimit për të promovuar shërbimet e saj të shitjeve online, në kurriz të faqeve të tjera.
Margrethe Vestag, komisionere evropiane e konkurrencës, tha se kompania ka 90 ditë afat për të ndaluar thyerjen e rregullave të BE-së ose do të përballet me gjoba të tjera, të cilat do t\'i kushtonin miliarda.
Rasti është parë si një moment historik, ku politikanët ballafaqohen me fuqinë në rritje të gjigantëve të teknologjisë amerikane. Kjo ka ngjallur tensionet transatlantike, me Uashingtonin i cili akuzon Brukselin për paragjykimeve antiamerikane.