BE gati të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë
Bruksel, 1 shtator - Bashkimi Evropian do të paraqesë propozime brenda një jave për të sanksionuar Rusinë. Vendimi u mor në mbyllje të Samitit të Posaçëm të Udhëheqësve të BE-së.
Pas samitit, presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy tha se \"gjendja në Ukrainë është shkallëzuar dukshëm brenda tre ditëve të kaluara. Duhet të shfrytëzohen të gjitha forcat për të ndaluar gjakderdhjen dhe përkeqësimin e gjendjes.\"
Ai theksoi se një paketë sanksionesh ekonomike e BE-së në korrik ka shkaktuar \"ndikime të dukshme\" ndaj Rusisë.
Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso tha se sanksionet ekonomike nuk janë objektiv, por shërbejnë për t\'u treguar liderëve rusë se veprimet e tyre janë të \"papranueshme.\"
Ai theksoi se kriza e Ukrainës nuk mund të zgjidhet në rrugë ushtarake, ndaj Barroso ftoi Rusinë të fillojë të bashkëpunojë me BE-në dhe Ukrainën. (