BE forcon shkëmbimin e informacioneve kundër terrorizmit
Bruksel, 31 janar - Është forcuar shkëmbimi i informacioneve midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vitin 2016.
Lajmi u bë i ditur nga Europol, Zyra Europiane e Policisë në një komunikatë të publikuar të hënën.
Sipas raportit, krijimi i Qendrës së anti-terrorizmit ka rëndësitë madhe në nxitjen e bashkëpunimit brenda Unionit.
Europa ndodhet para kërcënimeve më të rënda terroriste në më shumë se 10 vjetët e fundit. Pas krijimit njëvjeçar të Qendrës së anti-terrorizmit, ky institucion ka shërbyer si nyjë e ndarjes së informacioneve midis vendeve anëtare të BE-së dhe palës së tretë, duke luajtur rol të rëndësishëm në analizat e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve.
Siç mësohet, në vitin 2016, Europoli ka mbështetur 127 operacione anti-terroriste të anëtarëve të Unionit, shifër kjo 50% më e lartë në krahasim me vitin 2015.