10 Janar 2025

BE e shqetësuar për arrestimet dhe shkarkimet në Turqi

Bruksel, 22 korrik - Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim” lidhur me arrestimet dhe shkarkimet e mijëra njerëzve në Turqi, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për puç dhe ka kërkuar nga ky vend t’i respektoj të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Ne po i ndjekim zhvillimet... nga afër me shqetësim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe komisionarit për negociata për zgjerim, Johannes Hahn.

Kjo thirrje u bë derisa zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë një bisede telefonike, që të ndërmerren “hetime lidhur me autorët e puçit...në mënyra që e riforcojnë besimin publik në institucione demokratike dhe sundim të ligjit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)