11 Janar 2025

BE e konsideron të përmbyllur obligimin e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale

Bruksel, 2 mars - Për Bashkimin Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe i ka përmbyllur të gjitha procedurat që asaj i takojnë për krijimin e asaj që quhet “Dhomë Speciale e Gjykatës”, e cila do të trajtojë rastet e krimeve serioze dhe akuzat që pritet të ngrihen ndaj disa prej ish-udhëheqësve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tash, sipas Bashkimit Evropian, për të nisur puna ka mbetur vetëm që Mbretëria e Holandës, si vend i cili “ofron lokacionin” për atë dhomë, të përmbyllë procedurat e saj, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne mirëpresim përmbylljen që është bërë javën e kaluar të kornizës së nevojshme ligjore nga ana e Kosovës në procesin e bërjes funksionale të Dhomave Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorisë”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)