BE e heq Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë
Bruksel, 5 mars - Bashkimi Evropian (BE) në faqen zyrtare të internetit tashmë ka hequr Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë.
Në web portalin www.europa.eu, ku janë të përshkruara karakteristikat e çdo shteti në kontinetin evropian, Kosova më nuk figuron në hartën e përbashkët me Serbinë, që ishte deri para një periudhe.
Serbia është e përshkruar vetëm si shtet i mëvetësishëm, mirëpo nga ana tjetër, BE akoma nuk ka hapur linkun e posaçëm për Republikën e Kosovës.
Ky ndryshim është bërë së fundi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë dhe e mëvetësishme në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.